Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar sot një takim njoftues me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schübel.
Gjini ka bërë të ditur se gjatë takimit i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Schübel dhe ka theksuar nevojën për avancimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian. ‘Si Aleancë, konfirmova angazhimin tonë në agjendën integruese dhe përkrahjen e reformave të nevojshme që vendi ynë duhet t’i shtyjë përpara,’ ka shkruar Gjini në Facebook.
Ai ka ritheksuar kështu përkushtimin e Aleancës për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





