Prokuroria në Tiranë ka kërkuar arrestin me burg për këngëtarin Jozefin Marku dhe Kristjan Nikollin, të dyshuar për përfshirjen në dhunimin e 26-vjeçarit Eduard Kuçi.
Marku dyshohet për vepra penale si ‘Heqjen e paligjshme të lirisë’, ndërsa Nikollit i rëndojnë akuzat për ‘Përkrahjen e autorit të krimit’ dhe ‘Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, bombave ose minave dhe të municionit’.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





