Marshimi për Liri në Prishtinë: Takim i përfaqësuesve të ‘Liria ka Emër’ me Sindikatat e Punëtorëve

Përfaqësuesit e platformës ‘Liria ka Emër’, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Sindikatave të punëtorëve të minatorëve të ‘Trepçës’, të Zjarrfikësve, të Administratës, të Shërbimit Korrektues, të Shëndetësisë dhe të tjera, të cilët bashkërisht shprehën përkrahjen e tyre për ‘Marshin për Liri’, që do të mbahet më 12 shtator në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Ndër të tjera, përfaqësuesit e ‘Liria ka Emër’ kanë falënderuar sindikatat për mbështetjen e ofruar, duke theksuar se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. ‘Pjesëmarrja dhe mbështetja e sindikatave të punëtorëve i jep këtij marshi legjitimitet moral dhe shoqëror’, thuhet ndër të tjera.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *