Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot me fillim nga ora 13:00.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi, njëherësh deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa. ‘Po, në orën 13:00, me një pikë diskutimi: seanca e thirrur më 9 shtator për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit’, tha Mustafa për Klankosova.tv.
Kryesuesi Avni Dehari e caktoi 9 shtatorin si datë për vazhdimin e seancës konstituive.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





