Në Gllogjan ndizet Flakadani i Lirisë për ish-krerët e UÇK-së në pritje të vendimit në Hagë

Në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan është ndezur “Flakadani i Lirisë”, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së, të cilët janë në proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ndezja e flakadanit u organizua në prag të shpalljes së vendimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, që pritet të bëhet më 16 shtator.

Në ceremoninë e mbajtur në Gllogjan morën pjesë përfaqësues të platformës “Liria ka Emër”, përfaqësues të Komunës së Deçanit dhe veteranë të luftës.


- Advertisement -

Ata shprehën besimin se procesi gjyqësor do të përfundojë me një vendim të drejtë, duke theksuar besimin e tyre në drejtësi.

Ish-gjenerali Daut Haradinaj tha se “ky flakadan simbolizon sakrificën e popullit të Kosovës por njëkohësisht edhe bashkimin tonë në përkrahje të bashkëluftëtarëve tanë që padrejtësisht po gjykohen tash e sa vite në Hagë”. “Edhe ky flakadan sonte le të jetë një mesazh për të gjithë ata që e njohin të kaluarën tonë, luftën tonë, se lufta jonë ka qenë e pastër dhe e ndershme.

Gjithashtu kemi një mesazh edhe për të gjithë ata që kanë vendimmarrje.

Do t’i presim krenarë djemtë tanë të pafajshëm më 16 shtator”, tha tutje Haradinaj.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *