Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se çlirimi i vendit shënoi fillimin e ndërtimit të një policie të fortë, që do të mbronte qytetarët dhe do të garantonte sundimin e ligjit.
Këto deklarata Haxhiu i bëri në ceremoninë për 27-vjetorin e Policisë së Kosovës. ‘Historia e Policisë së Kosovës është e pandashme nga historia e vendit’, tha Haxhiu.
Sipas saj, nga 176 kadetët e gjeneratës së parë, Policia e Kosovës tashmë ka mbi 9 mijë zyrtarë policorë.
Ajo tha se mbi 80% e qytetarëve kanë besim në Policinë e Kosovës, duke e renditur atë, së bashku me FSK-në, ndër institucionet më të besueshme në vend.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





