Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla vlerëson kontributin dhe sakrificën e Policisë së Kosovës në 27-vjetorin e saj

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Në fjalën e tij, Sveçla vlerësoi punën, përkushtimin dhe sakrificën e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e profesionalizmit dhe guximit në shërbim të qytetarëve dhe shtetit. ‘Policia ka dëshmuar se profesionalizmi, guximi dhe përkushtimi janë në shërbim publik dhe janë vlera mbi të cilat ndërtohet besimi i qytetarëve dhe forcohet shteti.

Policia e Kosovës ka ndërtuar një histori të pasur institucionale, të shoqëruar me etapa të rëndësishme, sfida të shumta dhe përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha.’ ‘Pavarësisht ndryshimeve dhe rrethanave të kohës, një gjë ka mbetur e pandryshuar, misioni i saj për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, për të mbrojtur qytetarët dhe për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës’, u shpreh ai.


- Advertisement -

Në këtë përvjetor u vlerësua kontributi i Policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ndërsa në mënyrë të veçantë u përkujtuan pjesëtarët e saj që humbën jetën në krye të detyrës. ‘Në këtë 27-vjetor kujtojmë me respekt të thellë pjesëtarët e Policisë së Kosovës që dhanë jetën në krye të detyrës.

Ata janë pjesë e pandashme e historisë së këtij institucioni dhe dëshmia më e lartë e përkushtimit ndaj qytetarëve dhe Republikës’, deklaroi ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *