Atifete Jahjaga shfaqet e shkëlqyer në një dasmë me fustan të kuq elegant

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj, këtë herë në një dasmë ku u shfaq elegante dhe në formë të shkëlqyer.

Jahjaga kishte zgjedhur një fustan të kuq elegant, i cili i vinte në pah linjat, ndërsa flokët e stilizuara me valë, grimi glam dhe bizhuteritë diskrete e plotësuan pamjen e saj.

Për përgatitjen e dukjes të ish-presidentes u kujdes grimieri Meriton Bajrami, i cili publikoi një fotografi nga mbrëmja me përshkrimin: ‘Glamour në çdo detaj’.


- Advertisement -

Paraqitjet e Atifete Jahjagës kanë marrë shpesh vëmendje edhe gjatë viteve të fundit, veçanërisht për stilin dhe zgjedhjet e saj në evente publike.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *