Aktiviteti ‘Ora e Pritjes’ fillon në Gjilan për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjilan ka nisur të shtunën “Ora e Pritjes”, aktivitet i platformës qytetare “Liria Ka Emër”, përmes së cilës po bëhet numërimi mbrapa drejt 16 shtatorit, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në aktivitet mori pjesë Eliza Hoxha nga platforma “Liria Ka Emër”, së bashku me përfaqësues politikë, aktivistë dhe qytetarë.

Me rastin e nisjes së numërimit, në Gjilan u vendos edhe një baner gjigant me mbishkrimin: “Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!” Përmes këtij aktiviteti u përcoll mesazhi për drejtësi, liri dhe kthimin në Kosovë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.


- Advertisement -

Platforma “Liria Ka Emër” ka paralajmëruar se aktivitetet do të vazhdojnë me “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *