Ushtria Bullgare në Kosovë: Trajnime me Helikopterë në Kampin ‘Sparta’

Ushatarët bullgarë, pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, kanë zhvilluar trajnime me helikopterë në Kampin ‘Sparta’ në Deçan.

Sipas njoftimit të KFOR-it në Facebook, trajnimi kishte për qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e koordinimit ndërmjet ekuipazheve ajrore dhe personelit në terren.

Gjatë stërvitjes u realizuan skenarë për transportin e personelit, evakuimin e trupave dhe situata emergjente. ‘Përmes aktiviteteve të përqendruara te transporti i personelit, evakuimi i trupave dhe skenarët e emergjencës, personeli i KFOR-it forcoi gatishmërinë dhe ndërgjegjësimin situacional, duke pasqyruar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë’, thuhet në njoftim.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *