Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masë sigurie mbi një ngastër prej 68 ari në zonën e fakulteteve teknike, pronë komunale në shfrytëzim të përhershëm të Universitetit të Prishtinës.
Sipas Universitetit të Prishtinës, masa e sigurisë është vendosur më 24 gusht 2026, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
UP-ja ka bërë të ditur se vendimi ndalon çdo veprim që mund të çojë në shitjen, bartjen, dhurimin, ngarkimin me barrë, dhënien në shfrytëzim, ndryshimin e gjendjes faktike apo tjetërsimin e kësaj prone në çfarëdo forme.
Universiteti e ka cilësuar vendimin si zhvillim me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e pronës publike, duke theksuar se për vite me radhë mbi këtë ngastër janë ngritur pretendime nga persona privatë.
Sipas komunikatës të UP-së, ndaj Universitetit janë paraqitur edhe kërkesa financiare në vlera milionëshe për pagesën e qirasë për hapësirën që, sipas UP-së, është shfrytëzuar në mënyrë legjitime për veprimtarinë akademike dhe institucionale…
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




