Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas zjarreve që kanë mbuluar malet në jug të vendit, duke konfirmuar se situata në Himarë dhe Fier është nën kontroll.
Rama siguron se nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara, ndërsa strukturat përgjegjëse po punojnë për monitorimin dhe identifikimin e dëmeve.
Bashkitë do të vijojnë vlerësimin e dëmeve dhe ndihmën e nevojshme për rastet urgjente.
Detajet për dëmet e shkaktuara nuk janë bërë publike.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





