Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit të Kosovës se PDK-ja nuk do të pranojë vazhdimin e shkeljeve kushtetuese dhe do të hyjë në një fazë tjetër të veprimit politik për rikthimin e ligjshmërisë në vend.
Hamza kritikoi sjelljen autoritare të ushtrimit të pushtetit dhe theksoi se institucionet nuk mund të mbahen peng të interesave politike.
Ai paralajmëroi se PDK-ja do të shqyrtojë forma të tjera të veprimit për të kthyer Kosovën në binarët e ligjshmërisë.
Kjo nuk është betejë për pushtet, por për kufijtë e tij dhe respektimin e rendit kushtetues.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





