Deputetja dhe aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi, po shijon së fundmi disa ditë pushimi, duke zgjedhur të ndajë me ndjekësit një moment nga relaksi i saj.
Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet e veshur me bikini të kuqe, ndërsa ka vënë në pah edhe linjat e saj trupore.
Edhe pse ka kaluar të 40-at dhe është nënë e katër fëmijëve, Matoshi vazhdon të jetë në formë të mirë fizike, gjë që është vënë re edhe në paraqitjet e saj të mëparshme gjatë pushimeve.
Foto: Adriana Matoshi/InstaStory.
Aktorja dhe deputetja ka tërhequr shpesh vëmendjen e publikut me paraqitjet e saj, si në skenën e teatrit dhe projekte të ndryshme artistike, ashtu edhe në jetën publike përmes angazhimit të saj politik në Kuvendin e Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





