Tragjedi në rrugët e Kosovës: Numri i viktimave nga aksidentet trafiku në rritje

Mbrëmja e së mërkurës, doli të jetë tragjike për Laurent Krasniqin.

Ish-kameramani Krasniqi ndërroi jetë në një aksident tragjik në fshatin Llukar të Prishtinës.

Deri te aksidenti, erdhi kur Laurenti me motoçikletë u aksidentua me një veturë.


- Advertisement -

E vdekja tragjike e të riut nga Prishtina, nuk ishte e vetmja në trafik, në 24 orët e fundit.

Në rrugët e Kosovës, humbën jetën edhe dy persona të tjerë.

Në një përgjigje për tëvë1, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga janari deri në fund të gushtit janë 77 viktima në aksidente trafiku.

Krejt kjo situatë po shihet alarmuese nga njohës të fushës.

Naser Lajqi profesor universitar i komunikacionit, tregon se ndër shkaktarët kryesorë në aksidentet me fatalitet, mbeten faktori njeri dhe infrastruktura rrugore.

E ekspertët e komunikacionit, zbulojnë arsyet se pse shteti po dështon në parandalimin e aksidenteve me fatalitet.

Sipas të dhënave të Policisë, deri më tash janë shqiptuar mbi 54 mijë gjoba trafiku, derisa numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar rënie.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *