Pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku. Çitaku i ka bërë thirrje kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, që të thërrasë menjëherë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës për të rikthyer demokracinë dhe rendin kushtetues në vend.
Ajo ka deklaruar se pengimi i funksionalizimit të institucioneve dhe zvarritja e procesit nuk përfaqësojnë demokraci, por janë abuzim. Çitaku ka kërkuar përfundimin e krizës politike dhe rikthimin e funksionimit institucional. “Mjaft me krizë.
Demokraci.
Tash.
Menjëherë!”, ka përfunduar Çitaku.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





