Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllime për familjen e Bajram Muharrem Selimit nga fshati Kuqicë, i cili humbi jetën aksidentalisht gjatë punës në ndërtimtari.
Lushtaku, përmes një postimi, ka thënë se lajmin për vdekjen e Selimit e ka pranuar me dhimbje të thellë, ndërsa familjes, të afërmve dhe miqve u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta.
Në këto çaste të rënda, në emrin tim dhe të komunës së Skënderajt shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Selimi, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën Bajramin.
Humbja e tij është një dhimbje e madhe dhe e papërshkrueshme për familjen”, ka shkruar Lushtaku.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





