Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se në parim do ta mbështesë kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, nëse për këtë arrihet konsensus brenda grupit parlamentar të LDK-së.
Kica-Xhelili tha se qëllimisht nuk ishte deklaruar më herët për kandidaturën, pasi Sejdiun e njeh prej vitesh në aspektin profesional, që nga koha kur ishte e angazhuar si avokate dhe kur kishte raste që kishin përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo gjithashtu theksoi se çështja kryesore mbetet arritja e një konsensusi politik për zgjedhjen e presidentit.
Lexoni më shumë në blogun tonë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





