Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë parë së bashku në New York, në daljen e tyre të parë publike pas zhvillimeve të fundit në betejën ligjore mes aktores dhe Justin Baldonit.
Aktorja 39-vjeçare u fotografua gjatë një daljeje familjare, shoqëruar nga bashkëshorti i saj, 49-vjeçari Ryan Reynolds, dhe gjysmë-motra e saj më e madhe, Robyn Lively.
Treshja u pa duke ecur në rrugët e New Yorkut, ndërsa Lively dhe Reynolds bisedonin gjatë shëtitjes.
Dalja e tyre vjen pas raporteve se Lively do të përfitojë një pjesë shumë më të vogël të tarifave ligjore që kishte kërkuar në lidhje me mbrojtjen e saj ndaj padisë së Baldonit.
Gjykatësi Lewis Liman vendosi që ajo të marrë rreth 340 mijë euro, ndërsa aktorja kishte kërkuar rreth 6.8 milionë euro.
Vendimi lidhet me betejën ligjore që nisi në dhjetor 2024, kur Lively paditi Baldonin dhe kompaninë e tij të produksionit, duke ngritur akuza për ngacmim seksual dhe shpifje.
Baldoni ngriti më pas një padi prej rreth 340 milionë eurosh kundër Lively, Reynolds dhe “The New York Times”, por çështja e tij u rrëzua nga gjykata.
Pas disa zhvillimeve gjyqësore, pjesa më e madhe e pretendimeve të palëve është rrëzuar ose është zgjidhur.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





