Yllka Sheqiri, Nominohet për Çmimin e Vajzave 2026 për Angazhimin për të Drejtat e Vajzave

Yllka Sheqiri, me rrënjë nga Kosova, është nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” (Flickapriset 2026), një çmim i ndarë nga Plan International Suedi për persona ose organizata që angazhohen fuqishëm për të drejtat dhe mundësitë e vajzave.

Sheqiri është udhëheqëse e MiM Kunskapscentrum, ndërsa është edhe themeluese e Fempower, një nismë e fokusuar në fuqizimin e vajzave të reja, veçanërisht atyre me prejardhje migratore dhe që jetojnë në zona me sfida sociale.

Nominimi i saj vjen pas një tjetër vlerësimi të rëndësishëm.


- Advertisement -

Një vit më parë, Yllka Sheqiri ishte përzgjedhur finaliste për “Fannys Förebildspris”, në kategorinë “Person për diversitet”, duke u vlerësuar për punën e saj në promovimin e diversitetit dhe krijimin e mundësive për të rinjtë.

Përmes Fempower, Sheqiri ka krijuar një platformë ku vajzat e reja mund të zhvillojnë aftësitë e tyre në udhëheqje, të realizojnë idetë e tyre dhe të marrin pjesë aktive në shoqëri.

Ajo nuk synon vetëm t’u ofrojë vajzave mundësi, por edhe t’i përfshijë ato në krijimin dhe drejtimin e aktiviteteve.

Angazhimi i Yllka Sheqirit shkon përtej punës me vajzat e reja.

Ajo është përfshirë edhe në koordinimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave, policisë dhe shoqërisë civile, me synim që të rinjtë të largohen nga modelet destruktive dhe të gjejnë rrugë drejt arsimit dhe punësimit.

Yllka Sheqiri udhëheq gjithashtu MiM Kunskapscentrum, një organizatë jofitimprurëse që prej vitit 1997 punon me të rinjtë që përballen me përjashtim social.

Nominimi për “Çmimin e Vajzave 2026” përbën një tjetër vlerësim për punën e Yllka Sheqirit në shoqërinë suedeze.

Për një grua me rrënjë nga Kosova, ky nominim përfaqëson edhe një histori tjetër suksesi të diasporës shqiptare në Suedi – një histori që tregon se përkushtimi ndaj komunitetit dhe krijimi i mundësive për gjeneratat e reja mund të kthehen në ndikim të prekshëm shoqëror.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *