Njoftim: Raste të reja me fruth në Kosovë, mbi 95% persona të pavaksinuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka raportuar se gjatë javës së fundit janë regjistruar katër raste të reja me fruth.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, gjatë periudhës 16 prill – 30 gusht 2026 janë konfirmuar 151 raste, prej tyre në javën e fundit janë regjistruar 4 raste të reja me fruth.

Mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR, theksoi instituti.


- Advertisement -

Vaksinimi mbetet mënyra më efektive për mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi, shtoi IKShPK.

Krahas vaksinimit të rregullt, është intensifikuar vaksinimi catch-up, me rreth 2,500 fëmijë të grup-moshës 2–5 vjeç që janë vaksinuar këtë vit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *