Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka ftuar të gjithë qytetarët, që nesër, nga ora 11:00, të bashkëngjiten në protestën e komunave të Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka kritikuar qasjen e nivelit qendror ndaj komunave, duke e akuzuar atë për ndërhyrje dhe pengim të ushtrimit të kompetencave lokale.
Tutje, Gjini ka thënë se komunat e Kosovës janë “adresa e parë e qytetarëve” dhe segmenti kryesor i përfaqësimit të tyre institucional, ndërsa ka theksuar se kompetencat e tyre janë të përcaktuara qartë me ligj.
Sipas tij, këto kompetenca dhe të drejta po atakohen gjithnjë e më shumë nga niveli qendror.
Ai ka paralajmëruar se komunat do ta ngrenë zërin për të kërkuar respektimin e kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





