Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se deri në orën 20:00 janë raportuar gjithsej 20 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje.
Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 80 efektivë dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.
Situata më kritike është në Tiranë, Dibër, Korçë dhe Durrës.
Në Dajt, drejt Qafë-Priskës, punohet me 15 zjarrfikës, 9 forca të AdZM-së dhe 20 efektivë ushtarakë, të mbështetur nga një helikopter.
Në Dibër janë angazhuar 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të FA-së, ndërsa në Sllatinë 91 forca.
Në Qafën e Lugut (Vithkuq) situata është e vështirë për ndërhyrje natën.
Në Zallë (Fushë-Krujë) vatra e riaktivizuar është nën kontroll pas angazhimit të MZSH-së dhe forcave bashkiake.
AKMC ndjek situatën në koordinim të ngushtë me autoritetet lokale.
Kapacitetet operacionale mbeten të gatshme për ndërhyrje me prioritet mbrojtjen e qytetarëve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





