Përfundimi i një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po shihet si një nga çështjet më të rëndësishme për zhbllokimin institucional të vendit.
Pas takimit të fundit mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se shpreson që marrëveshja do të arrihet sa më shpejt. ‘Unë uroj që marrëveshja të përmbyllet sa më parë, për shkak se është shumë e rëndësishme që të ecim përpara.
Le të shpresojmë që kjo javë që po vjen të jetë vendimtare për këtë proces të rëndësishëm,’ tha Haxhiu.
Ndërkohë analistët e intervistuar kanë dyshime rreth mundësisë që një kandidat për president të sigurojë votat e nevojshme në Kuvend.
Analisti politik, Sadik Zeqiri, thotë për RTK, se brenda LDK-së mund të ketë deputetë që nuk do ta mbështesin kandidatin e propozuar nga Vetëvendosje.
Sipas tij, faktori kohë mund të jetë vendimtar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





