Numri i Vrasjeve në Kosovë: Shqetësim për Shoqërinë dhe Thirrje për Masa Parandaluese

Ky është numri i vrasjeve, që javën e fundit e tronditën Kosovën.

Mesnatën e së enjtes, një 15-vjeçar është therur për vdekje nga një 17-vjeçar.

E ky rast, nuk na solli viktimën e vetme të kësaj jave.


- Advertisement -

Krejt kjo, meqë edhe një grua 25-vjeçare, shtatzënë, u vra të hënën në Malishevë.

Por edhe një tjetër grua, 80-vjeçare, dyshohet se u vra të mërkurën në Prizren.

Për të dy vrasjet, të dyshuar janë burrat e tyre.

Këto nuk janë ndodhitë e vetme që dëshmojnë për përmasat e këtij fenomeni.

Gjate periudhës janar – qershor 2026 janë raportuar 13 vrasje.

Gjate vitit 2025 janë raportuar 19 vrasje.

Lidhur me vrasjet e ndodhura në familje në periudhën janar-26 gusht 2026, janë regjistruar 4 viktima të gjinisë femërore, duke përfshirë viktimën e rastit të Prizrenit, thuhet nga Policia e Kosovës.

E këto ngjarje, sipas sociologut Genc Xërxa, ndodhin për një sërë arsyesh.

Kemi një situatë ku sot realisht jemi një shoqëri patriarkale ku gruaja shihet brenda shoqërisë më shumë si pronë sesa si një partnerë i devotshëm dhe i barabartë në marrëdhëniet tona familjare.

Pastaj kemi të bëjmë edhe me normalizimin e dhunës institucionalisht ku në disa raste qoftë edhe një shuplake e vogël, apo një konflikt që mund të ndodh mes qifteve mundohet të normalizohet dhe pastaj ajo po përsëritet dhe s’po mund të kontrollohet, thotë Xërxa për Tëvë1.

Njohësi i sigurisë, Fatmir Çollaku, thotë se numri i episodeve të vrasjeve është shqetësues për të gjithë shoqërinë.

Fatkeqësisht është në rritje numri i rasteve dhe kjo paraqet shqetësim të madh sepse cdo jetë e humbur e njeriut nga vrasjet është humbje e madhe, jo vetëm për familjarët por edhe për ne si shoqëri.

Vrasjet e shumta apo të shpeshta krijojnë ndjesinë e një pasigurie edhe për ne të tjerët, sidomos vrasja e gjinisë femërore.

E në këtë kontekst shoqëria në përgjithësi e institucionet relevante duhet të ndërmarrin diçka, shprehet Çollaku. Çollaku e sheh si problem edhe posedimin e armëve pa leje.

Kur arma e zjarrit është mjeti i kryerjes së veprës penale të vrasjes atëherë parandalimi konsiston në marrjen apo mbledhjen e armëve pa leje në duart e qytetarëve.

E që sipas njohësve të kësaj problematike është një numër ende i madh i konsiderueshëm në duart e qytetarëve, pavarësisht që ky numër më herët para 10 apo 20 vjetëve ka qenë shumë më i madh, vlerëson ai.

Ndërsa, Çollaku kërkon nga institucionet përgjegjëse masa më të forta parandaluese, për ta shmangur përsëritjen e të tilla rasteve.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *