Ramush Haradinaj nderon heroin Bahri Fazliu në ditëlindjen e tij

Eks-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur heroin Bahri Fazliu në ditëlindjen e tij.

Në një postim në Facebook, Haradinaj e përshkroi Fazliun si intelektual, vizionar dhe trim të pashoq, duke e cilësuar si shembull të dashurisë dhe sakrificës për atdheun. ‘Heroi Bahri Fazliu, si intelektual, vizionar e trim i pashoq, ishte shembull se si duhet Atdheu e luftohet për të.

Në ditëlindjen e tij, me shumë bashkëluftëtarë e bashkëkombas nga gjitha trojet, bëmë homazhe te pllaka përkujtimore, pikërisht në vendin ku fitoi përjetësinë, te trekufiri.


- Advertisement -

Lavdi gjithë dëshmorëve që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar!’, shkroi Haradinaj.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *