Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se po e bllokon funksionalizimin e institucioneve të Kosovës.
Tahiri i ka bërë këto deklarime para deputetëve të PDK-së, dhe Aleancës, të cilët janë mbledhur në Kuvend për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, raporton Ekonomia Online.
Tahiri ka thënë se, pavarësisht mbështetjes që Kurti ka marrë në zgjedhje, sipas tij, ai po ndjek skenarë politikë që po e pengojnë funksionalizimin e shtetit.
Ai ka theksuar nevojën për drejtësi dhe barazi për të rinjtë e Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





