Ramush Haradinaj shpreh solidaritet për familjet e personave të zhdukur

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur solidaritet me familjet që ende presin për të dashurit e tyre. “Motrat, vëllezërit dhe fëmijët tanë të pagjetur nuk janë vetëm numra.

Ata mbeten plagë e hapur për kombin, dhimbje që vazhdon edhe shumë vite pas çlirimit”, ka shkruar Haradinaj.


- Advertisement -

Ai ka thënë se kërkimi për të vërtetën dhe drejtësinë do të vazhdojë. “Qëndrojmë të palëkundur në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë së munguar”, ka deklaruar Haradinaj.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *