Në shënim të 29 Gushtit, Ditës së Dëshmorëve të Hanit të Elezit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve në Puset e Nikës.
Kurti ishte i shoqëruar nga ish-komandanti i UÇK-së dhe deputeti Rufki Suma, ish të burgosurit politikë Riza Xhakli dhe Valon Berisha, deputetët Jeton Raka dhe Valon Ramadani, kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Dr.
Mirsad Shkreta, si dhe kolegë e bashkëpunëtorë. ‘Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës, andaj është detyrim e obligim i të gjithë neve që gëzojmë Kosovën e lirë e të pavarur ta forcojmë dhe zhvillojmë shtetin, për të cilin kanë kontribuuar dhe janë sakrifikuar breza të tërë shqiptarësh,’ tha Kurti.
Ai ka përkujtuar 15 dëshmorët e kësaj komune dhe të kombit, duke shprehur nderime për luftëtarët e lirisë. ‘Lavdi 15 dëshmorëve të kësaj komune dhe të kombit mbarë!
Nderime luftëtarëve të lirisë!’ thuhet në mesazhin e tij.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





