Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka diskutuar rreth hapjes së Urës së Ibrit për automjete dhe rëndësinë e konsultimit me hisedarët relevante për këtë çështje.
Guerot tha se është e rëndësishme të vazhdohet me procesin e konsultimit përpara se të merret një vendim përfundimtar.
Ai gjithashtu vlerësoi punën e KFOR-it në sigurinë e Kosovës dhe tha se edhe në të ardhmen KFOR-i do të mbetet një element kyç për sigurinë e qytetarëve.
Situata e sigurisë në vend tashmë është e qetë, por ende fragile, tha Guerot.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





