Njoftim i rëndësishëm: Kufizimi i qarkullimit për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët dhe operatorët ekonomikë se sot do të aplikohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Kufizimi do të jetë në fuqi në AUTOUDHË nga ora 11:00 deri në 17:30, nëse temperatura e parashikuar arrin ose kalon 32°C.

Ndërsa, në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, qarkullimi do lejohet pa kufizime.


- Advertisement -

Automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimet emergjente dhe institucionet shëndetësore janë përjashtuar nga kufizimi.

Operatorët dhe ngasësit janë lutur që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin sipas orarit të përcaktuar.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *