Blerta Deliu-Kodra: Albin Kurti po i bllokon qëllimshëm institucionet e Kosovës

Eputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra tha se kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i LVV-së, Albin Kurti po i bllokon qëllimshëm institucionet e Kosovës dhe se nuk po tregon gatishmëri për reflektim.

Ajo kritikoi edhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit, duke thënë se Rregullorja e Kuvendit duhet të respektohet nga të gjithë deputetët.

Veprimet anarkike që i shohim të zotëri Kurtit, sjellja e tij me institucionet, delegjitimimi shumëvjeçar.


- Advertisement -

Tash e disa vite ai bën përpjekje për të delegjitimuar institucionet e Republikës”, tha Deliu-Kodra.

Ajo tha se PDK-ja do të vazhdojë aktivitetet para Kuvendit dhe paralajmëroi protesta, duke theksuar se partia e saj do të kërkojë ligjshmëri dhe kushtetutshmëri.

Nuk do të ndalemi derisa të ketë reflektim dhe të na lejohet ta ushtrojmë mandatin tonë”, deklaroi Deliu-Kodra.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *