I akuzuari, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në fjalën përfundimtare para gjykatës ka deklaruar se ndihet i pafajshëm për akuzën që i vihet në barrë, duke thënë se veprimet e tij në vitin 2018 kanë qenë aktivitet politik me qëllim kundërshtimin e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Sveçla tha se kundërshtimi i tij dhe i subjektit politik që përfaqësonte kishte për qëllim parandalimin e një vendimmarrjeje që ai vazhdon ta konsiderojë të dëmshme për Republikën e Kosovës, ndërsa theksoi se nuk ka pasur qëllim të rrezikojë jetën e askujt.
Ai gjithashtu i bëri thirrje gjykatës që të shpallet i pafajshëm dhe të merret një vendim që nuk deformon historinë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





