PDK-ja po e kërkon sërish kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, që të thërrasë vazhdimin e seancës sot në orën 11:00.
Në kërkesën e nënshkruar nga sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, thuhet se Kuvendi duhet të përmbushë obligimin kushtetues dhe procedural për konstituimin. “Ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit”, thuhet në kërkesë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





