Sot në Kosovë, e premte, 28 gusht, pritet të ketë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme.
Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°C, ndërsa maksimalet pritet të shkojnë deri në 30–36°C.
Era verilindore do të fryjë me shpejtësi prej 1–5 m/s.
Për shkak të temperaturave të larta, rekomandohet kujdes i shtuar, veçanërisht për personat e ndjeshëm ndaj nxehtësisë.
Sipas IHMK-së, rekomandohet të konsumohen mjaftueshëm lëngje, të shmanget qëndrimi i gjatë në diell, të kufizohen aktivitetet fizike gjatë orëve më të nxehta dhe të përdoret mbrojtje për lëkurën nga rrezatimi diellor.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





