Harry dhe Meghan Markle kthehen në Mbretërinë e Bashkuar me fluturim privat

Harry dhe Meghan Markle kanë arritur në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar me një avion privat për një udhëtim luksoz.

Fluturimi ka kushtuar më shumë se 100 mijë euro dhe çifti ka zgjedhur një avion të kompanisë Planet 9.

Kostoja e fluturimit llogaritet në rreth 10 mijë euro në orë për një udhëtim që zgjati 10 orë.


- Advertisement -

Avioni ishte një Bombardier Global Express XRS, i rinovuar në vitin 2023, me dy banjo dhe hapësirë për deri në 13 pasagjerë.

Harry dhe Meghan udhëtuan me qentë e tyre, labradorin e zi Pula dhe beagle-n Mia.

Fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, pritet ta vazhdojnë shkollimin në Angli.

Kthimi i tyre në Mbretërinë e Bashkuar ndodh pas gjashtë vitesh largimit dhe zhvendosjes në Kaliforni.

Pallati Mbretëror ishte informuar për vendimin e tyre, dhe Mbreti Charles III kishte dijeni për rikthimin disa ditë para se lajmi të bëhej publik.

Harry dhe Meghan do të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar për një periudhë më të gjatë, por pa statusin e anëtarëve aktivë të familjes mbretërore.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *