Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, vizituan punimet për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
Investimi më i madh shtetëror në historinë e Maqedonisë së Veriut për arsimin dhe përfitimin e shqiptarëve, po merr formë në këtë projekt ambicioz.
Kampusi do t’i ofrojë mbi 5.000 studentëve dhe më shumë se 200 mësimdhënësve kushte bashkëkohore për mësimdhënie, studim, punë praktike, inovacion dhe kërkim shkencor.
Ndërtimi do të ndodhë në hapësirën e ish-kazermitës së Armatës Popullore Jugosllave “Marshall Tito”, e cila do të transformohet në një qendër arsimore dhe shkencore për të ardhmen evropiane.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





