Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar situatën politike në vend dhe ngërçin institucional, duke thënë se procesi për konstituimin e institucioneve mund të shtyhet deri në mesin e shtatorit.
Haliti ka deklaruar se Kuvendi, sipas tij, gjatë muajit gusht është në pushim vjetor dhe se seancat e rregullta plenare nisin në shtator, pa një datë të përcaktuar paraprakisht për fillimin e tyre. ‘Duhet me dalë me protestua që s’po krijohen institucionet, por ajo që kasha me theksu e që se ka prezantu e s’ka marr vendim aktual kryetarja e Parlamentit, është se Parlamenti me Kushtetutë shkon në pushim vjetor e ka gushtin deri në fillimin e shtatorit pa e përcaktuar datën se kur cila është data e fillimit të seancave, pra shtatori është muaji ku fillojnë seancat e rregullta plenare.’ Ai ka kritikuar edhe qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar ‘injorimin’ si një metodë të tij të punës.
Haliti ka thënë se përderisa nuk ka dakordim për një emër konkret për president, nuk mund të flitet për një marrëveshje politike. ‘Gatishmëria për bashkëqeverisje mungon nga ana e pozitës, ndërsa Kurti mund të ketë interes që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.’ Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





