Ministria e Mbrojtjes në Kosovë hap konkurs për personel profesional për Kompleksin e Prodhimit të Municioneve në Jahoc të Gjakovës

Ministria e Mbrojtjes në Kosovë ka bërë me dije se është hapur konkursi për rekrutimin e personelit profesional, teknik dhe mbështetës për Kompleksin e Prodhimit të Municioneve në Jahoc të Gjakovës.

Konkursi përfshin pozita në inxhinieri, teknikë, prodhim, mirëmbajtje, kontroll të cilësisë, siguri dhe logjistikë.

Aplikantët e përzgjedhur do të ndjekin trajnimet e nevojshme profesionale para se të angazhohen në detyrë.


- Advertisement -

Hapja e këtij konkursi shënon një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të Fabrikës së Municioneve dhe zhvillimit të kapaciteteve vendore për industrinë e mbrojtjes, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

Konkursi është i hapur nga 24 deri më 30 gusht.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -