Demi Lovato feston 34-vjetorin në Bahamas në bikini të kuq

Demi Lovato ka ndarë me fansat disa momente nga pushimet e saj në Bahamas, ku festoi edhe 34-vjetorin.

Këngëtarja publikoi një seri fotografish në Instagram, në të cilat shfaqet me bikini të kuqe duke shijuar ditët me diell dhe plazhin. “Dikush duhet ta mbajë nën kontroll Bahamas”, shkroi Lovato krahas postimit, duke marrë reagime të shumta nga ndjekësit e saj.

Gjatë qëndrimit në Bahamas, këngëtarja vizitoi edhe Pig Beach në Big Major Cay, një nga atraksionet më të njohura turistike të zonës.


- Advertisement -

Në këtë udhëtim ajo u shoqërua nga disa miq të saj.

Bashkëshorti i saj, Jordan “Jutes” Lutes, nuk ishte pjesë e pushimeve, pasi është i angazhuar me turneun e tij muzikor “Smile You’re On”.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -