Hysni Gucati mbështet protestën e platformës ‘Liria ka Emër’

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për media, ka deklaruar se e mbështesin protestën e thirrur nga platforma ‘Liria ka Emër’ më 12 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pak para verdiktit final në Hagë.

Gucati gjithashtu ka folur për peticionin me mbi 200 mijë nënshkrime të cilin e kanë dorëzuar në Gjykatën Speciale, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Kryesia e OVL-UÇK-së ka marrë vendim që veprimtarinë e saj ta fokusojë në arenën ndërkombëtare dhe diplomatike, duke e kundërshtuar Gjykatën Speciale.


- Advertisement -

Gucati gjithashtu ka deklaruar se pas mbledhjes morën vendim që Skender Llugiqit t’i largohet anëtarësia e OVL-UÇK-së.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -