Lila Moss u fotografua në New York të dielën, ndërsa shijonte një shëtitje me një mikeshë, pas pushimeve në Formentera me nënën e saj, Kate Moss, dhe shoqe modele. 23-vjeçarja zgjodhi një jelek të bardhë me dekolte të theksuar, të kombinuar me pantallona të shkurtra xhins, çizme të zeza, syze dielli dhe një çantë mbi supe.
Pamja e saj tërhoqi menjëherë vëmendjen gjatë daljes në rrugët e “Big Apple”.
Lila ka ndjekur gjurmët e nënës së saj në botën e modës, duke debutuar në pasarelën e Miu Miu në vitin 2020.
Ajo është shfaqur në fushata për marka luksoze dhe është bërë ambasadore e re e Zadig & Voltaire, si nëna e saj, Kate Moss.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





