Aktori Nicholas Hoult nuk do të jetë pjesë e serialit të ri të HBO-së për Harry Potter, pavarësisht se ishte konfirmuar vetëm pak javë më parë për rolin e Gilderoy Lockhart.
Sipas raportimeve, Hoult u tërhoq për shkak të angazhimeve të tjera profesionale që nuk mund të përshtateshin me orarin e xhirimeve.
Roli i Gilderoy Lockhart tani iu besua Kit Harington, i njohur për rolin e Jon Snow në Game of Thrones.
Harington kishte dhënë zërin e Gilderoy Lockhart në versionin audio të librave të Harry Potter vitin e kaluar.
Seriali i ri i HBO-së do të sjellë një kast tërësisht të ri me role kryesore si Dominic McLaughlin si Harry Potter, Paapa Essiedu si Snape, Nick Frost si Hagrid dhe John Lithgow si Dumbledore.
Trailer-i i parë ka zbuluar edhe skena të reja nga fëmijëria e Harryt si dhe pamje nga Hogwarts, Diagon Alley dhe personazhet e rinj.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





