Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Agron Limani, ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore të 23 personave në tre lokacione në Zubin-Potok, të cilët dyshohet se janë zhdukur më 19 prill 1999.
Limani theksoi se përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur kanë vazhduar për disa vite dhe se tre lokacionet janë identifikuar gjatë muajit të fundit.
Mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e mëtejshme.
Këto dëshmi lënë të kuptohet se viktimat mund të jenë zhvendosur nga varret primare për të fshehur gjurmët e krimit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





