Krijuesi i ‘Yellowstone’, Taylor Sheridan, po përballet me një padi të bujshme nga skenaristja Lauren J.
Salkin, e cila pretendon se ai ka përdorur idenë e saj për të krijuar serialin e famshëm televiziv me protagonist Kevin Costner.
Salkin ka ngritur padinë për shkelje të të drejtave të autorit në një gjykatë federale në Kaliforni, duke përfshirë si të pandehur Sheridan, kompaninë e tij të menaxhimit Elevate Entertainment, si dhe Paramount dhe NBCUniversal.
Sipas padisë, Salkin kishte prezantuar një projekt televiziv të titulluar ‘Sovereign Nation’, por projektin e saj iu refuzua dhe disa muaj më vonë Paramount i dha dritën jeshile ‘Yellowstone’.
Avokati i Salkin e ka cilësuar çështjen si një përballje ‘David kundër Goliath’, duke deklaruar se klientja e tij kishte kaluar vite duke ndërtuar historinë që më pas u shndërrua në një prej sukseseve më të mëdha televizive.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





