Deputeti i Partisë Demorkatike të Kosovës, Përparim Gruda ka folur para mediave për aksionin e sotëm para Qeverisë.
Ai tha se qëllimi i tyre është të mbrohet Kushtetuta dhe afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. ‘Ne jemi këtu pranë Qeverisë së Kosovës, ku deputeti i zgjedhur, Albin Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit dhe ka bllokuar formimin e Kuvendit’, u shpreh Gruda.
Deputeti i PDK-së më tej shtoi se Kushtetuta nuk është statuti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nuk implementohet politik të kësaj partie. ‘Edhe nëse një parti do të ketë shumicën prej 120 deputetëve, ajo prapë duhet t’i nënshtrohet Kushtetutës, sepse kjo është postulati kryesor i demokraciës’, theksoi ndër tjera Gruda.
Sipas tij, mosrespektimi i Kushtetutës nuk është një akt formal, por është shenja e parë e një pushteti autoritar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





