PDK dhe Aleancës së Bashkuar kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive para Qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës tash e disa ditë po zhvillon aksione para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe të zhbllokohet procesi i konstituimit të Kuvendit.

Këtij aksioni, mëngjesin e sotëm i janë bashkuar edhe deputetët e Aleancës, raporton Zeri.info.

Ky aksion është në shenjë proteste për mosthirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.


- Advertisement -

Kujtojmë se të dielën, PDK-ja i ka dërguar letër kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, ku i kërkohet thirrja e vazhdimit të seancës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -