Pasivizimi i Adresave në Medvegjë: Naser Aziri Paralajmëron Për Largimin e Shqiptarëve

Kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH) në Preshevë, Naser Aziri ka deklaruar se pasivizimi i adresave në Medvegjë ka ndikuar në largimin e shqiptarëve nga kjo komunë, duke paralajmëruar se një situatë e ngjashme mund të prekë edhe Bujanocin e Preshevën.

Aziri tha se Serbia, sipas tij, tashmë e ka arritur qëllimin për “pastrimin etnik” të Medvegjës nga shqiptarët.

Ai e cilësoi pasivizimin e adresave edhe si një çështje ku, sipas tij, institucionet shqiptare në Luginën e Preshevës nuk kanë reaguar sa duhet. “Pasivizimi i adresave sidomos ai në Medvegjë, por në Medvegjë me thënë të drejtën e kanë arritur qëllimin Serbia që që ta pastrojë etnikisht Medvegjën nga shqiptarët tash ndoshta në rradhë është Bujanoci dhe Presheva.


- Advertisement -

Mirëpo pasivizimi i adresave është dobësi dhe jona, sepse ne nuk kemi bërë një qasje, një qasje…

Unë kam ngritur si këshilltar i kuvendit komunal si shqetësim që të vihet në rend të ditës në debat pasivizimi i adresëve në komunën e Preshevës”, tha ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -