Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, feston sot (e diel) ditëlindjen.
I lindur më 23 gusht të vitit 1988, artisti ka mbushur plot 38 vite jetë.
Me këtë rast nuk kanë munguar urimet e dedikimet për të edhe në këtë përvjetor.
Një urim të veçantë e mori edhe nga babai i tij, artisti i mirënjohur i skenës, Sabri Fejzullahu. ‘Ermal shpirti i babushit, ti nuk ke qejf me të lavdëru, po çka të bëj.
I tillë je edhe ky është virtyt i yti’, ka shkruar në një postim në InstaStory.
Tutje vijon: ‘Urime edhe 100 vite me shëndet të plotë e me shumë suksese në skenë, të cilat i ke kudo që shkon.
Mbaje gjithmonë atë dashuri të sinqertë që ke për njerëzit.
O drita e babait’.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





