Drejtoria e Arsimit në Komunën e Kamenicës ka vendosur që nga muaji shtator të fillojë pagesa e orës së kujdestarisë për të gjithë mësimdhënësit që marrin këtë përgjegjësi.
Drejtori i Arsimit, Selami Klaiqi, tha se ky vendim është një hap i rëndësishëm në drejtim të vlerësimit të punës dhe angazhimit të mësimdhënësve. “Mësimdhënësit tanë meritojnë që puna dhe përgjegjësitë e tyre të vlerësohen.
Pagesa e orës së kujdestarisë është një hap konkret për të mbështetur më tej mësimdhënësit dhe për të njohur angazhimin e tyre të përditshëm në edukimin dhe kujdesin ndaj nxënësve.
Ne do të vazhdojmë të punojmë për krijimin e kushteve sa më të mira për ta dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të arsimit në Kamenicë”, u shpreh Klaiqi.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





